LAJMI I FUNDIT:

IPKO sponsor i edicionit të pestë të Peja Jazz Festival

IPKO sponsor i edicionit të pestë të Peja Jazz Festival

IPKO është krenare të mbështesë Peja Jazz Festival, një ngjarje kulturore të rëndësishme që rikthen magjinë e muzikës jazz dhe bashkon komunitetin përmes artit.

Festivali, që do të mbahet në Pejë nga 30 tetori deri më 2 nëntor dhe më 3 nëntor në Prishtinë, do të mirëpresë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke gjallëruar skenën muzikore të Kosovës dhe duke krijuar një përvojë unike dhe emocionuese për të gjithë adhuruesit e muzikës jazz.

Gjatë pesë ditëve, Peja do të shndërrohet në një qendër të vërtetë të muzikës jazz, ku çdo tingull dhe çdo performancë do të transmetojë pasion, energji dhe ndjesi të papërsëritshme për të pranishmit.


Muzika jazz përfaqëson një gjuhë universale që kapërcen kufijtë kulturorë, duke bashkuar komunitetet përmes fuqisë së artit.

“Mbështetja e IPKO-së për artistët dhe skenën muzikore është një investim i qëndrueshëm për zhvillimin e kulturës në Kosovë, duke hapur mundësi të reja për brezat e ardhshëm dhe duke sjellë më shumë diversitet në jetën artistike të vendit”, theksoi Afrika Zyferi, Udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.

IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital. Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-së, vizitoni www.ipko.com. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori