LAJMI I FUNDIT:

Ipeshkët italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Ipeshkët italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit goditi fort Shqipërinë dhe solidarizoi Botën.

Të shumtë kanë qenë iniciativat e njerëzve të njohur, ku donacionet për të prekurit nga tërmeti vijojnë të mbërrijnë.

Së fundmi, një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, me epiqendrën e tij midis Shijakut dhe Durrësit, shkruajnë mediat shqiptare.


Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.

Dëmet që ka lënë pas tërmeti i së martës janë të mëdha dhe shumë njerëz nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Qytetet më të prekur janë Durrësi dhe Thumana, 40 km në veri të Tiranës.

Teksa lëkundje janë ndjerë edhe në qytete si Krujë, Lezhë, Laç, Lushnje, Fier dhe Tiranë. Deri më tani raportohet për 49 të vdekur si dhe 900 të plagosur. Numri i të pastrehëve mendohet të jetë rreth 2 mijë persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori