LAJMI I FUNDIT:

iPad Pro vjen në fund të këtij viti

iPad Pro vjen në fund të këtij viti

iPad Pro nuk është vetëm pjesë e thashethemeve të imagjinuara të entuziastëve të teknologjisë, mirëpo sipas një firme të hulumtimeve (HIS) thuhet se versioni i ri i tabletit të famshëm të Apple është rrugës për lansim.

Sipas HIS, prodhimi i pajisjes do të fillojë në çerekun e tretë të 2015, gjë që përputhet me lajmin e mëhershëm të Bloomberg sipas të cilit tableti hyn në tregjet ndërkombëtare gjatë shtatorit.

iPadi i ardhshëm nga Apple pritet të jetë tableti më i madh i kompanisë, me ekran cilësor dhe Force Touch, si dhe lapsin digjital të mundshëm.

Sipas këtyre spekulimeve, Apple pritet që në të njejtën kohë të lansoj edhe versionet e reja të pajisjeve të saj, si laptopin e ri MacBook Air. (Telegrafi)