LAJMI I FUNDIT:

iPad Air 2 edhe në versionin GOLD

iPad Air 2 edhe në versionin GOLD

Apple me sa duket gjithnjë synon që të ofrojë produkte unike për përdoruesit e saj, pasi që tani thuhet se tableti i saj më i ri - iPad Air 2 do të vijë edhe në ngjyrë ari.

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus vijnë në tri ngjyra, duke e përfshirë edhe atë të argjendtë, arid he të hirtë, ndërsa versionet ekzistuese të iPad janë në dispozicion vetëm në dy ngjyra.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg thuhet se Apple do ta lansojë tabletin e saj më të ri në variantin Gold iPad Air 2. Kjo gjë pritet të ndodhë në ngjarjen mediale për lansimin e tabletit të ri të Apple, ndërsa ende nuk dihet nëse versioni tjetër, iPad Mini 3 do të vijë gjithashtu i mbështjellur në ngjyrën e arit.

Apple pritet ta lansojë modelin e ri të iPad, Air 2 dhe iPad mini 3 në një ngjarje mediale e cila do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, dhe të dyja pajisjet e reja mobile pritet të sjellin përmirësime dhe specifika të reja, në krahasim me modelet aktuale.


Sipas asaj që kemi mësuar deri më tani, modelet e reja të tabletëve iPad do të sjellin procesorin e ri të Apple, A8, që është në iPhone 6, si dhe skanerin e gishtave, TouchID, si dhe sistemin e ri të pagesave, Apple Pay, bashkë me versionin e ri të softuerit, iOS 8.1. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

Kalo në kategori