LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi merret në pyetje nga prokuroria, Zanetti, Calhanoglu dhe Calabria në radhë

Inzaghi merret në pyetje nga prokuroria, Zanetti, Calhanoglu dhe Calabria në radhë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi  është marrë në pyetje nga prokuroria italiane në kuadër të hetimit të gjerë që po zhvillohet kundër tifozëve më të zjarrtë të klubit të tij dhe Milanit, raporton La Gazzetta dello Sport.

Inzaghi ka pasur një takim me autoritetet dhe është trajtuar si dëshmitar me informacione të vlefshme dhe nuk është nën hetim.

Domethënë, prokuroria përmes përgjimeve mësoi se lideri i arrestuar i tifozëve të Interit, Marco Ferdico, ka telefonuar Inzaghin dhe ka kërkuar 200 bileta shtesë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.


Është Ferdico që është një nga 19 fansat më të zjarrtë që u arrestuan muajin e kaluar në një operacion kundër mafies.

Inzaghi, siç raporton Sky Italia dhe agjencia e lajmeve Ansa, iu përgjigj të gjitha pyetjeve gjatë takimit, i cili u cilësua si i gjatë, i qetë dhe shterues.

Trajneri tha se thirrja e Ferdicit ishte më shumë një kërkesë sesa një kërcënim dhe se nuk ishte e pazakontë dhe se motivimi i tij ishte të shmangte një tjetër grevë nga tifozët e Interit pasi kishte pasur protesta të mëparshme.

Ndër të tjera, zëvendëspresidenti i Interit Javier Zanetti, lojtari Hakan Calhanoglu dhe kapiteni i Milanit, Davide Calabria mund të presin bisedime me prokurorët në javët e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori