LAJMI I FUNDIT:

Intervistohen edhe katër kandidatë për pozitën e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion

Intervistohen edhe katër kandidatë për pozitën e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion

Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën ka vazhduar procesi i përzgjedhjes së drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), ku janë intervistuar edhe  katër kandidatë.

Të gjithë kandidatët e intervistuar sot i përkisnin gjinisë mashkullore.

Në fund të procesit të intervistimit, anëtarët e komisionit kanë bërë poentimin e kandidatëve.


Gjithashtu, edhe poentimi final dhe llogaritja e totalit të pikëve, për secilin kandidatë në fund të intervistimit është bërë në mënyrë të hapur dhe transparente për monitoruesit nga shoqëria civile.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion ka filluar dje me intervistimin e tre kandidatëve.

Edhe ditën e dytë, këtë proces e ka karakterizuar një diskutim lidhur me poentimin, ku anëtarët e komisionit jepnin mendimin e vet lidhur me prezantimin e kandidatit, duke paraqitur komentet e tyre rreth poentimit.

Mënyra e intervistimit ka vazhduar të jetë e njëjtë sikurse ditën e parë, ku paraprakisht anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ishin dakorduar lidhur me pyetjet që do tu parashtroheshin kandidatëve.

Anëtarët e komisionit intervistues për përzgjedhje të drejtorit të AKK-së, ishin deputetët: Adnan Rrustemi, Driton Selmanaj, Hajdar Beqaj, Dimal Basha, Hydajet Hyseni dhe Artan Abrashi, si dhe ekspertet nga ambasada britanike Anne Montgomery dhe Jan De Jonge, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht Kuvendi i Kosovës kishte hapur konkursin për pozitën e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion më 20 maj, mirëpo për shkak se nuk kishte aplikuar asnjë kandidate grua, komisioni për legjislacion kishte vendosur që i njëjti të përsëritet.

Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit ka përcaktuar se gjashtë muaj para skadimit të mandatit të drejtorit të kësaj agjencie, komisioni informon Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të fillohen procedurat për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Sipas paragrafit 4, të nenit 8 të këtij ligji, përcaktohet se procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë menaxhohen nga komisioni, ndërsa dy prej të cilëve janë vlerësuar si më të suksesshëm i propozohen Kuvendit për votim.

Kurse, në paragrafin 5 të dispozitës së lartcekur theksohet se Kuvendi i Kosovës zgjedh njërin nga kandidatët e propozuar, me votim të thjeshtë dhe me shumicë të thjeshtë të votave.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori