LAJMI I FUNDIT:

Intervistë – Evi Reçi: Ja pse vendosa të vij më e ekspozuar në interpretimin e “In My Room” (Foto/Video)

Intervistë – Evi Reçi: Ja pse vendosa të vij më e ekspozuar në interpretimin e “In My Room” (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Evi Reçi ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “In my room”, këngë kjo e cila është pritur mirë nga fansat, dhe jo vetëm.

“In my room” mori vëmendjen e shumë prej artistëve vendorë, të cilët e shpërndanë këtë këngë nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale. Në një bisedë për Telegrafi, Evi ka rrëfyer për realizimin e këtij projekti, si dhe suksesin për të cilin thotë se është shumë e lumtur.

Ajo tash e një kohë e ka përqendruar jetën e saj në Firenze të Italisë, gjersa përveç këngës ka zhvilluar karrierën edhe si gazetare e suksesshme në gazetën prestigjioze italiane ”La Repubblica di Firenze”.


Në vazhdim ju ftojmë të lexoni intervistën:

Evi, keni publikuar këngën tuaj më të re “In my room”. Na flisni pak më shumë rreth realizimit të këtij projekti?

Kënga ”In my room” është një prodhim nga Bojken Lako me tekst të Angel. Kam dashur shumë të vija nën rrymën elektro-pop, ta eksperimentoja , dhe u ndjeva shumë mirë teksa e beja, e gjeta vetën. Klipi është punuar nga një ekip italo-shqiptarësh në Firenze, bashkëpunëtorët të cilët kanë ndihmuar tepër shumë në realizimin e këtij projekti.

evi3

Duket më i veçantë si projekt, pasi është në gjuhën angleze dhe me videoklip më ndryshe. Pse vendosët kësaj here të vini kështu?

Ka më shumë se një vit që ndjek me vëmendje rrymën elektro-pop nëpër botë dhe sidomos në Eeropë, dhe më pëlqente të sillja dhe unë diçka të tillë duke provuar tekstin anglisht, pasi ndjeva sikur i shkonte më shumë.

Që në momentet e para të publikimit, kënga është pëlqyer shumë nga publiku, dhe është shpërndarë nga shumë artistë në rrjetet sociale. Sa ju bënë të lumtur ky fakt?

Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë artistët të estradës shqiptare që kanë publikuar, dhe kanë mbështetur këngën time të fundit, ndihem vërtet e vlerësuar. Për mos të harruar dikë, thjeshtë doja të thosha që vlerësimi nga artistë të mëdhenj shqiptarë për mua është një shtysë ende më e madhe.

evi4

Videoklipi kësaj here është më i vëçantë dhe ju për herë të parë shfaqeni më e ekspozuar në të. Përse vendosët të ndryshonit në këtë klip?

Do të thoja më e ekspozuar në interpretim. Kënga flet për vetminë, intimitetin dhe frikën që këto të dyja krijojnë kur bashkohen; ndaj dhe unë duhet të isha në atë gjendje shpirtërore. Përdorimi i njeriut poshtë krevatit ( që besoj është edhe elementi më i veçantë i këtij klipi) është pikërisht për të treguar këtë lloj ndjesie që sidomos vajzat e përjetojnë…

Si po ju ecën jeta private? Dhe cilat janë aktivitet me të cilat merreni në Firenze?

Jeta ime në Firenze përveçse eventeve live në muzikë, është më e përqendruar në gazetarinë si bashkëpunëtore e gazetës ”La Repubblica di Firenze”.

evi2

Cilat janë projektet e reja, që do të pasojnë pas “In my room”?

Këtë vit kam vendosur të sjellë më shumë këngë, në kantier me Bojken Lakon, kemi edhe një tjetër këngë dhe më pas besoj do ketë edhe një bashkëpunim me një artist, që ende nuk do doja ta them emrin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Magazina
Kalo në kategori