LAJMI I FUNDIT:

Intervista që dha për mediat serbe, Edona: Jam paguar shumë, por nuk e kam bërë për ta dëmtuar Kosovën

Intervista që dha për mediat serbe, Edona: Jam paguar shumë, por nuk e kam bërë për ta dëmtuar Kosovën

Edona James, e cila u bë njohur për botën publike gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova, është bërë së fundmi tema e diskutimeve të shumta në rrjetet sociale.

Ajo u vlerësua pozitivisht për sjelljen e saj të butë dhe të sjellshme në shtëpinë e Big Brother, por në të njëjtën kohë u përball me kritika të ashpra nga publiku për një intervistë të dhënë vite më parë në mediat serbe.

Edona ka zgjedhur të japë sqarime për këtë çështje në emisionin “Sol” të Klan Kosovës, duke theksuar qëllimet dhe motivet e saj prapa asaj interviste.


Foto: Screenshot/Youtube

Ajo ka deklaruar: “Kam komente që më shkruajnë ‘o serb’ ose ndonjë të tillë, por unë nuk jam ndjerë kurrë serbe dhe nuk do të ndihem asnjëherë. Unë e di çka ka ndodh ndaj nesh, dhe nuk e harroj kurrë”, deklaroi Edona në emision.

Artisja theksoi se veprimi i saj nuk ishte i destinuar të shkaktonte asnjë dëm për Kosovën, dhe se ajo është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar.

Edona gjithashtu u shpreh se si artiste, ajo ka ndjekur mundësitë e karrierës, duke përfshirë edhe marrjen e disa ofertave luksoze në atë kohë që kanë përfshirë page të majme.

“Një shqiptari është quar në këmbë për të m’i thënë të gjitha të zezat,” tregoi ajo, duke folur për përvojat e saj me bullizimin dhe ofendimet që ka përjetuar.

Edona shprehu gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë qëllimin të bënte diçka që do të lëndonte imazhin ose interesin e Kosovës.

Duke mbyllur sqarimin e saj, Edona James u shpreh: “Unë këtë nuk e kam bërë në dëm të Kosovës, për t’i bërë dëm vendit tim ku jam rrit, ku i kam rrënjët”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen, mori urimin e ëmbël nga bashkëshorti i saj

Magazina
Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt - vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt - vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori