LAJMI I FUNDIT:

Internet pa pagesë në Londrën qendrore

Internet pa pagesë në Londrën qendrore

Prej sot e deri në fund të vitit pjesë të caktuara të Londrës do të jenë të mbuluar me internet të shpejtë pa pagesë.

Qytetarët do të kenë mundësinë që ta përdorin rrjetën krejtësisht pa pagesë, ndërsa e gjithë kjo është mundësuar nga Nokia. Interneti pa pagesë në vendet publike nuk do të zhduket krejtësisht kur të përfundoj viti 2011, për shkak se Nokia, gjithashtu pa pagesë do ta ofroj zyrtarisht nga viti 2012.

“Periudha testuese do të na ndihmoj të kuptojmë se çka përdorin njerëzit dhe çfarë mund të bëjmë për ta avancuar sistemin në të ardhmen”, tha drejtori i departamentit për zgjidhjet digjitale dhe mediat shoqërore, Kreg Hepburn.

Për momentin janë vendosur 26 hot-spote, e shfrytëzuesit nuk do të kenë nevojë që të abonohen në rrjetë për ta përdorur atë, shkruan BBC. Ata do të kënaqen pa pagesë me internetin me shpejtësinë prej 1 megabit për sekondë. /Telegrafi/