Rënia nga kategoria e skuadrës së Internacional Porto Alegre (Brazil) nuk është pritur mirë nga ish-presidenti i këtij klubi, Fernando Miranda.

Ai gjatë një emisioni televiziv ka debatuar ashpër me gazetarët.


Njërin prej tyre, Julio Riberio, presidenti e ka goditur disa herë me shpulla direkt të një emisioni televiziv sportiv në Ulbra TV.

Të ftuarit e tjerë u befasuan nga kjo ngjarje që provuan ta stoponin ish presidentin.

Ai pritet të marr dënim për këtë gjë pasi video është publikuar në të gjithë botën. /Telegrafi/

telegrafi sport app