LAJMI I FUNDIT:

Interi i qëndron pranë Inzaghit ndërsa presioni jashtë fushës rritet

Interi i qëndron pranë Inzaghit ndërsa presioni jashtë fushës rritet

Interi ka besuar dhe po i jep mbështetje trajnerit Simone Inzaghi, i cili ka qenë nën presion në rritje jashtë fushës javët e fundit pas një hetimi të fundit policor dhe fjalëve të thëna nga trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Luciano Spalletti.

Megjithëse nuk ishte personalisht nën hetim, Inzaghi u mor në pyetje pas arrestimit të 19 personave në fund të shtatorit, 16 prej të cilëve kishin lidhje me grupet ultras të Interit dhe Milanit .

Përgjimet e telefonave zbuluan se Inzaghi kishte një bisedë me një nga ultrasit e arrestuar, Marco Ferdico, në lidhje me sigurimin e biletave shtesë për finalen e Ligës së Kampionëve 2023 kundër Manchester Cityt.


Më pas, Inzaghi u godit nga disa fjalë nga Spalletti për këtë temë gjatë konferencës së fundit për shtyp të trajnerit të Italisë.

Si Interi ashtu edhe Inzaghi u ndjenë ‘të tronditur dhe të zhgënjyer’ nga ajo që ata e panë si një goditje të panevojshme nga trajneri i ekipit kombëtar.

La Gazzetta dello Sport vë në dukje se javët e fundit kanë qenë të komplikuara për Inzaghin në nivel personal larg fushës, por se Interi ka ende besim të plotë te trajneri i tyre dhe është i gatshëm ta mbështesë atë për të ofruar trofe deri në fund të sezonit 2024/25. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori