LAJMI I FUNDIT:

Interi po përgatitet për ndryshime të mëdha, tre lojtarë do të largohen në verë

Interi po përgatitet për ndryshime të mëdha, tre lojtarë do të largohen në verë

Mehdi Taremi raportohet se është në rrezik që të shitet nga Interi në verë, vetëm një vit pasi iu bashkua si lojtar i lirë nga Porto. 

Taremi pritet që ta nis nga minuta e parë në duelin ndaj Juventusit të dielën pasi Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic janë në dyshim për t’u paraqitur në këtë derbi. 

Një golashënues konsistent në Portugali para transferimit në Itali, reprezentuesi iranian ka gjetur rrjetën në vetëm tri raste në të gjitha garat, me vetëm një gol në Serie A pas 18 paraqitjeve. 


Sipas një raportimi nga Calciomercato, Oaktree, të cilët morën kontrollin e Interit në fund të sezonit 2023/2024, janë të irrituar nga fakti se lojtari ka një pagë të madhe por nuk ka aq shumë vlerë si 32-vjeçar. 

Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani
Lexo po ashtu Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani

Raportimet e së premtes bëjnë me dije se Oaktree nuk do ta pranonin transferimin e Taremit në rast se do të kishin marrë në pronësi klubin disa javë më parë. 

Kështu që mundësia që Taremi të largohet nga Interi në verë është tejet e madhe, por ai nuk është i vetmi. 

‘Nerazzurrët’ gjitashtu po përgatiten që të ndajnë rrugët edhe me dy sulmuesit e tjerë Marko Arnatuovic dhe Joaquin Correa./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Kalo në kategori