LAJMI I FUNDIT:

Interi në udhëkryq: Ta mbajë apo ta shes Lautaro Martinezin?

Interi në udhëkryq: Ta mbajë apo ta shes Lautaro Martinezin?

Interi po përballet me një dilemë të madhe për të ardhmen e Lautaro Martinez, i cili shënoi dy gola kundër Milanit mbrëmë, por nuk ka pasur formë konstante këtë sezon.

Sulmuesi argjentinas ishte lojtari i ndeshjes në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit dje dhe ishte vendimtar që Interi të kalonte në finale.

Pavarësisht 19 golave ​​të tij në 42 paraqitje (një çdo 143 minuta), Lautaro nuk ka qenë gjithmonë i qëndrueshëm këtë sezon dhe shënoi golat e tij të parë në 2022 vetëm një muaj më parë në një fitore 5-0 ndaj Salernitana në “San Siro”.


Së fundmi ai ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Nerazzurrët deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij mbetet në ajër. Lautaro nuk ka më një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, por sipas raportimeve në Itali, Interi do të dëgjojë oferta që vijnë rreth 70 deri në 80 milionë euro për sulmuesin e tyre gjatë verës.

Tuttosport dhe Corriere dello Sport raportuan javën e kaluar se Piero Ausilio diskutoi të ardhmen e  lojtarit me klube si Real dhe Atletico Madrid në fillim të muajit marsit, megjithëse asnjëri nga gjigantët e La Ligas nuk ka bërë ofertë zyrtare.

Interi mund të ketë nevojë të shesë një tjetër nga yjet e tyre gjatë verës për të balancuar llogaritë dhe Lautaro duket se është një nga kandidatët.

Paulo Dybala shihet si një zëvendësues i mundshëm i argjentinasit me sulmuesin e Juventusit , i cili mund të kalojë te Interi si lojtar i lirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori