LAJMI I FUNDIT:

Interi ka tri alternativa për mbrojtjen pas lëndimit të Buchanan

Interi ka tri alternativa për mbrojtjen pas lëndimit të Buchanan

Interi po vlerëson tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e duhur për të lënduarin Tajon Buchanan dhe tashmë kanë identifikuar tre kandidatë potencialë.

Reprezentuesi kanadez do të jetë jashtë fushave për tre deri në katër muaj pasi theu këmbën gjatë një seance stërvitore në Copa America, dhe pritet të rikthehet më së voni në muajin nëntor.

Interi ka qenë mjaft i heshtur në fazën fillestare të afatit kalimtar veror, duke transferuar vetëm Josep Martinez, Mehdi Taremin dhe Piotr Zielinskin, por ata pritet të bëjnë edhe disa lëvizje të tjera për ta mbajtur distancën me rivalët në Serie A.


Corriere dello Sport detajon se si pronarët Oaktree i kanë dhuruar parametra të qartë Interit në kërkimin e tyre për një mbrojtës, duke përjashtuar lojtarët mbi moshën 30-vjeçare.

Marotta konfirmon rinovimin e Lautaros, por lajmëron tërheqjen nga gara për yllin e Genoas
Lexo po ashtu Marotta konfirmon rinovimin e Lautaros, por lajmëron tërheqjen nga gara për yllin e Genoas

Ky kriter i vendosur nga pronarët ka bërë që ‘Nerazzurrët’ t’ia mbyllin derën ndonjë transferimi të mundshëm të Mario Hermosos ose Ricardo Rodriguez.

Interi tashmë ka identifikuar tre kandidatë duke filluar me brazilianin Robert Renan, i cili është në pronësi të Zenitit.

Interi i bashkohet garës për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit
Lexo po ashtu Interi i bashkohet garës për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

20-vjeçari është një talent i madh, por do të kushtojë të paktën 20 milionë euro shifër kjo e lartë për Interin.

Jakub Kiwior i Arsenalit është një tjetër emër në listë, por ndoshta do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshje me ‘Topçinjtë’.

Emri i tretë dhe i fundit në listë është Johan Vasquez, por transferimi i tij do të merrte më shumë kohë, pasi fillimisht do të duhej të bindej Genoa që ta lejonte shitjen e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori