LAJMI I FUNDIT:

Interi jep një përditësim rreth lëndimit të Lautaro Martinezit

Interi jep një përditësim rreth lëndimit të Lautaro Martinezit

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një tendosje në muskulin e kofshës së majtë dhe thuhet se ai do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Serie A kundër Lecce dhe Genoa, duke u rikthyer në aksion në vitin 2024.

Kapiteni i Nerazzurrëve ishte lënduar në humbjen 2-1 të Interit kundër Bolognës në Coppa Italia të mërkurën mbrëma.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm (e premte) dhe Interi ka dhënë përditësimin për lëndimin e tij.


“Lautaro Martinez iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano”.

“Sulmuesi i Nerazzurrëve ka pësuar një tendosje në muskulin e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë.

Sipas Sky Sport Italia, Lautaro do të humbasë ndeshjet kundër Lecces dhe Genoas në Serie A, kështu që ai do të kthehet në aksion në janar të vitit 2024.

Golashënuesi aktual i Serie A ka shënuar 15 herë në 16 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon dhe është afër vazhdimit të kontratës me Nerazzurrët, duke u bërë fituesi më i lartë në Giuseppe Meazza.

Marrëveshja e tij aktuale me Nerazzurrët skadon në qershor 2026, por ai pritet të zgjasë qëndrimin e tij në klub edhe për dy sezone të tjera deri në qershor 2028. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori