Interi ka arritur fitore ndaj Bolognas me rezultat 2-1.

Se kjo ishte një fitore e merituar nga Nerazzurrët e tregon fakti se mysafirët gjuajtën vetëm një herë në portë gjatë gjithë takimit.


Pjesa e parë ishte pa gola, por rastet nuk munguan, posaçërisht nga Interi.

Pjesa e dytë ishte shumë më atraktive dhe vendasit në minutën e 73-të kaluan në epërsi falë golit të Ivan Perisic, ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Danilo D’Ambrosio.

Golin e nderit për mysafirët e shënuan në minutën e 90-të falë një kundërsulmi të konkretizuar në gol nga Franco Brienza.

Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e katër me 54 pikë, ndërsa Bologna në të nëntin me 36 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app