Interi dhe Milani po zhvillojnë “Derby Della Madoninnan”, që po del të jetë një ndeshje e zjarrtë pas 45 minutash.  Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë, që rrezikuan të parët me Alvaro Morata, që gjuajti bukur, por Yann Sommer bëri pritje të bukur. Në minutën e 10-të, Milan mori epërsinë, pasi Christian Pulisic, mori një top nga gjysma e fushës dhe kaloi disa lojtarë të Interit duke shënuar pastaj për 1-0. 

Pas golit, Interi filloi të sulmojmë më shumë dhe Lautaro Matinez ishte afër golit, por nuk qëlloi portën. Në minutën e 28-të, shifrat u barazuan, kur Federico Dimarco gjuajti bukur për të shënuar për 1-1. 


Interi ka mundur të shkojë me epërsi në pushim, por gjuajtja e Marcus Thuram u prit nga Mike Maignan. /Telegrafi/  

telegrafi sport app