Interi dështon të marr pozitën e parë në Serie A, ndalet nga Parma
Interi ka luajtur baras 2-2 në shtëpi ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A duke dështuar kështu ta kapin pozitën e parë në tabelë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më efektiv duke shënuar dy gola.
Megjithatë, të parët në epërsi kaluan vendasit, pasi në minutën e 23-të ishte Antonio Candreva, i cili shënoi për 1-0.

Parma arriti të kthehet shpejt në lojë duke shënuar dy gola për pesë minuta, ku në minutën e 26-të ishte Yann Karamoh që shënoi një supergol për 1-1, ndërsa në të 31-tin francezi asistoi për Gervinon, i cili shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë, Interi arriti t'i shpeshtoj sulmet dhe shpejt u kthye në lojë me golin e barazimit.
Ishte Romelu Lukaku (51'), i cili shënoi për 2-2 pas asistimit të Candrevas, ndërsa pas këtij goli shpeshtuan rastet në kërkim të golit të fitores.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit patën shumë mundësi të mira shënimi, por pa pasur sukses dhe në fund ndeshja përfundoi baras 2-2.
Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 22 pikë apo një më pak se Juventusi i pari, ndërsa Parma renditet e pesta me 13 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët udhëtojnë te Brescia, ndërsa Parma e pret në shtëpi Veronan. /Telegrafi/






























