LAJMI I FUNDIT:

Interi dëshiron Marottan si drejtues në klub  

Interi dëshiron Marottan si drejtues në klub  

Interi është rreshtuar rreth një lëvizje për ish-menaxherin e përgjithshëm të Juventusit, Giuseppe ‘Beppe’ Marotta.

Marotta njoftoi gjatë fundjavës se do të largohet nga Juventusi më vonë këtë muaj, kur skadon kontrata e tij aktuale.

Por, mediat italiane raportojnë se nuk mungojnë ofertat për ish-drejtuesin e Zonjës së Vjetër.


Zyrtare: Marotta largohet nga Juventusi
Lexo po ashtu Zyrtare: Marotta largohet nga Juventusi

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, 60-vjeçari ka shumë oferta në tavolinë dhe në mesin e atyre klubeve të interesuara është edhe Interi.

Pronarët e Interit, kinezët e Suning Group duan të sjellin Marottan në Milano, pasi pëlqejnë punën e kryer në Torinos.

Suning duan ta joshin drejtuesin italian duke i ofruar gjithashtu një mbikëqyrje të punës tek skuadra tjetër nën pronësi të tyre, Jiangsu Suning.

Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve

Megjithatë, thuhet se Marotta do të shkojë te Nerazzurrët vetëm nëse pronarët e pastrojnë ekipin e tyre nga menaxherët aktual – duke përfshirë edhe drejtorin sportiv Piero Ausilio.

Marotta është përfolur edhe për një kandidim të tij si President i Federatës Italiane të Futbollit [FIGC], por një gjë të tillë e ka mohuar vetë italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori