LAJMI I FUNDIT:

Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer

Interi arrin marrëveshje me Bayernin për Yann Sommer

Saga e portierëve të Interit më në fund mund të marrë fund, pasi ndërsa Shakhtar Donetsk mbyll Anatoliy Trubin, raportohet se Bayern Munich do të shesë Yann Sommer për më pak se gjashtë milionë euro.

Nerazzurrët janë aktualisht në turneun e tyre para-sezonal në Japoni pa asnjë portier, pasi Andre Onana u shit te Manchester United, Samir Handanovic u lirua nga kontrata e tij dhe Ionut Radu u huazua në Bournemouth.

Por, sipas Sky Sport Deutschland, Bayern Munich ka arritur një marrëveshje verbale bazë me Interin për të shitur Sommer për pak më pak se 6 milionë euro.


Mediumi tjetër Sky Sport Italia pretendon se është më afër 4 milionë euro plus bonuse, që është një zbritje e madhe nga çmimi i kërkuar prej 6-7 milionë eurosh.

Bayern Munichu gjithashtu ka gjetur tashmë zëvendësuesin e zviceranit, duke tentuar portierin e Brentford, David Raya.

Ndërkohë, aludohet gjithashtu se Sommer do të jetë zgjedhja e parë në Inter dhe jo Trubin, sepse Shakhtar Donetsk i ka dhënë portierit të ri fanellën me numrin 1.

Ai mbush 22 vjeç javën e ardhshme dhe duket më i prirur për të nënshkruar një kontratë të re me klubin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori