Rafet El Roman ka mbajtur një koncert në Kosovë, ku kishte zgjuar interes të madh te fansat shqiptar.

Admiruesit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vendet e tjera fqinje, erdhën për të dëgjuar për së afërmi në Prizren.


Para publikut në Gold Pool, 49-vjeçari ka kënduar disa prej hiteve, të cilat i kishte sjell ndër vite gjatë karrierës muzikore.

rafet 2

Gjatë koncertit dy orësh, ai nuk iu shmang edhe fotografimit me fansat, të cilët për asnjë çast nuk i refuzoi duke pranuar që të pozonte krahas tyre.

Ai ka pohuar se do të vizitojë edhe disa prej monumenteve historike nga periudha osmane në Kosovë.

rafet 3

Elromao, siç njihet sipas emrit përkëdhelës, ka pohuar se do të dëshironte të kthehet sërish në Kosovë.

Theksojmë se ky ishte koncerti i parë i këngëtarit në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. /Telegrafi/

rafet 4

rafet 5

rafet 6