Scott Carson – i cili do të jetë në bankinë sonte për Manchester Cityn në ndeshjen e tyre finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, mund të barazojë një rekord të paprecedentë.
Jetëgjatësia e portierit 37-vjeçar theksohet nga fakti se ai ishte në stol edhe në finalen e vitit 2005 për Liverpoolin në fitoren e tyre legjendare ndaj Milanit.
Akoma më i spikatur është fakti se finalja e sotme do të zhvillohet në stadiumin Ataturk të Stambollit, në të njëjtin vend me natën magjike të Liverpoolit.
Nëse Manchester City triumfon në këtë mbrëmje, Carson do të ishte në stol për dy finale të Ligës së Kampionëve, me 18 vjet diferencë, në të njëjtin stadium dhe kundër një ekipi nga Milani në të dyja ndeshjet.
Dhe ai nuk do të ketë luajtur asnjë minutë në asnjërën prej tyre.
Një intervistë e vitit 2017 me Carson tregoi historinë e përpjekjes për t’i dhënë medaljen e tij të Ligës së Kampionëve në vitin 2005, shokut të skuadrës Chris Kirkland.
“Kur morëm medaljet, unë u përpoqa t’i jepja timen Chrisit. Ai luajti më shumë ndeshje në fazat e grupeve se unë. Kështu që ndjeva se ai e meritonte më shumë”, kishte thënë në atë kohë Carson.
“Por, Chris, siç do të thotë kushdo që e njeh, është një djalë shumë i mirë dhe ai tha: ‘Jo. Ti ishe në stol, edhe ti luajte rolin tënd’. Natyrisht, jam i kënaqur që e kam marrë, por mendoj se një medalje është shumë më e vlefshme për ty nëse luan. Për mua, vetëm të dëshmoja atë natë ishte mjaft e mirë”, ka shtuar më tej ai.
Nëse Carson e fiton Ligën e Kampionëve sonte, atëherë do të barazonte rekordin e Paolo Maldinit, që po ashtu e kishte një diferencë të tillë (18 vjeçare) në triumfet e Milanit në Ligën e Kampionëve.
Legjendës italiane iu desh të kalonte një karrierë në Milano që realizoi 902 paraqitje dhe 25 sezone për të marrë trofeun në këtë periudhë kohore.
Carson e ka pasur shumë më të lehtë nën drejtimin e Pep Guardiolës – 900 ndeshje.
37-vjeçari e ka veshur fanellën e Cityt vetëm dy herë – dhe në një nga ato raste për vetëm 17 minuta. /Telegrafi/
#LFC So….Scott Carson, was on the bench for Liverpool in Istanbul in 2005, 18 years later he will be on the bench for Man City, he could win 2 medals in the same stadium without actually ever playing a single minute…crazy!
— James McCarthy* (@JamesInvictus) June 9, 2023