Interi ka fituar me lehtësi ndeshjen derbi ndaj Romës me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është treguar shumë i fortë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi ka fituar pa vështirësi, duke shkuar në një seri prej katër fitoreve radhazi.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Denzel Dumfries (30’), Marcelo Brozovic (40’) dhe Lautaro Martinez (52’) për vendasit, ndërsa Henrikh Mkhitaryan (85’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, i cili pas dy asistime u vlerësua me notë 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini që u notua me 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app