Interi është mposhtur në shtëpi nga Parma me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti nuk ka mundur të vazhdojë me fitore, pasi janë befasuar në shtëpi nga Parma, e cila gjen fitoren e parë këtë sezon.


Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 79-të dhe ishte mbrojtësi italian, Federico Dimarco, i cili shënoi supergol nga distanca.

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte portieri i mysafirëve, Luigi Sepe, i cili u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për kapitenin e Interit, Mauro Icardi që u notua me 5.8. /Telegrafi/ Inter:

notat inter e1537024340190

Parma:

notat inter 1 e1537024356502

telegrafi sport app