Pandemia COVID-19 ka rritur numrin e të papunëve në Kosovë. Kështu njofton Instituti për Studime të Avancuara GAP në raportin “Të papunë në pandemi – analizë e shkurtër mbi numrin dhe profilin e punëkërkuesve gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2021“.
Sipas GAP-it, shtrëngimet ekonomike që erdhën si pasojë e pandemisë, kanë prekur dukshëm tregun e punës në Kosovë.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1 për qind gjatë tremujorit të parë në 24.1 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kurse papunësia pësoi rritje prej 2.2 pikë përqindjeje prej tremujorit të parë të vitit 2020 me 25 për qind në tremujorin e dytë me 27.2 për qind. Sipas Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), industritë që pësuan mesatarisht rënien më të madhe të punëtorëve mes viteve 2019-2020 ishin transporti dhe magazinimi me 2,668 punëtorë, administrimi publik me 1,509 punëtorë, tregtia dhe riparimi i mjeteve motorike me 1,406 punëtorë”, njofton Instituti GAP, përcjell Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, GAP thotë se edhe numri i punëkërkuesve aktivë u rrit, pjesërisht si rezultat i pushimit nga puna të një pjese të popullsisë, si dhe nga masat emergjente fiskale të qeverisë që mbështetnin ata që regjistroheshin si të papunë pranë qendrave të punësimit.
Instituti më tej thekson se, sipas Agjencisë së Punësimit në Kosovë (APRK), nga muaji mars 2020 numri i punëkërkuesve aktivë filloi të rritet dukshëm, duke arritur kulmin në muajin shtator me më shumë se 198 mijë punëkërkues.
Në këtë hulumtim, GAP thotë se janë analizuar punëkërkuesit edhe sipas karakteristikave të tyre, si mosha, gjinia, dhe niveli i edukimit, del se shumica e punëkërkuesve i përkisnin grup-moshës 25-39 vjeç, burrat dhe gratë ishin pothuajse të barabartë në numër, kurse për nga niveli i shkollimit dominonin ata të pashkolluar dhe me shkollë fillore ose të mesme.
Për më tepër, GAP thotë se ky studim merr për bazë edhe sfidat dhe nevojat e Agjencisë së Punësimit, e cila është përballur direkt me numrin e madh të punëkërkuesve gjatë tërë vitit 2020.
“Me qëllim të përmirësimit të tregut të punës në përgjithësi, Instituti GAP rekomandon që Agjencia e Punësimit në Kosovë të ketë ngritje të kapaciteteve që të mundësojë shtimin e punësimit, sidomos për grupe të caktuara dhe të ndjeshme punëkërkuesish. Po ashtu, sugjerohet që APRK vazhdimisht të ketë mundësi mbledhjen e të dhënave më të hollësishme rreth statusit të punësimit të punëkërkuesve të regjistruar dhe që të ofrojë më shumë trajnime ose orientimi në karrierë sidomos në ato industri ku pritet të ketë nevojë për punëtorë”, përfundon GAP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët