LAJMI I FUNDIT:

Institucionet nuk i blejnë shërbimet e Telekomit, por të privatëve

Institucionet nuk i blejnë shërbimet e Telekomit, por të privatëve

Derisa Telekomi i Kosovës po përballet me krizë të thellë financiare, institucionet publike të Kosovës vazhdojnë t’i blejnë shërbimet telekomunikuese nga operatorët privatë dhe jo nga kjo kompani publike.

Në këtë mënyrë institucionet nuk po e respektojnë kontratën kornizë të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike (MAP) dhe Telekomit të Kosovës, për ofrimin e të gjitha shërbimeve të telefonisë mobile, fikse dhe të shërbimeve të rrjetit optik.

Përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës kanë bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se shfrytëzimi i shërbimeve të Telekomit nga institucionet publike të Kosovës do ta ndihmonte shumë këtë kompani


“Shfrytëzimi dhe zbatimi i plotë i kësaj kontrate nga institucionet e Republikës së Kosovës (IRK) do të ndikonte pozitivisht në performancën e përgjithshme të Telekomit të Kosovës”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” Arsim Bilalli, zëdhënës i Telekomit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike, Arton Berisha, ka deklaruar për “Epokën e re” se me nënshkrimin e kontratës janë njoftuar të gjitha institucionet e Kosovës.

Kontrata të cilën e ka siguruar gazeta “Epoka e re” tregon se si institucionet publike të nivelit qendror dhe ato të nivelit lokal mund t’i shfrytëzojnë këto shërbime të Telekomit të Kosovës.

“Lënda e kësaj kontrate krijon kushte për qasje të Ministrisë së Administratës Publike (MAP), si ‘autoritet kontraktues’, dhe institucioneve të Republikës së Kosovës (IRK) ‘Autoritetet kontraktuese’ në shërbimet telekomunikuese të ofruara nga Telekomi i Kosovës Sh. A., si ‘Ofrues i shërbimeve’. Këto shërbime mundësojnë qasje në produktet dhe shërbimet e tele- fonisë mobile dhe të telefonisë fikse (pako të zërit-TiKtel, pako Data-TiKon, pako të internetit Wirless, Hot-Spot – TiKon@Pika, pakot mediatike-TiKtv, pako të kombinuara -Tv, zë dhe data, linja ISDN, SIP linjat telefonike, linjat Centrex, shërbimin 0800, internetin e dedikuar ProOn, VPM, linjat e huazuara kombëtare, WEB shërbimet dhe kablloja optike)”, thuhet në nenin e parë të kësaj kontrate. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit

Ekonomi
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Botë
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Kalo në kategori