Institucionet në Maqedoni të ngathëta në raport me vendimet e Anti-korrupsionit

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka iniciuar më shumë lëndë ndaj zyrtarëve aktualë dhe nga qeverisja e kaluar, për shpërdorim detyre. Por, tani për tani, mbetet që institucionet përkatëse të bëjnë punën e tyre, për të proceduar këto lëndë në organet kompetente dhe që personat që kanë keqpërdorur detyrën të përballen me drejtësinë, thonë ekspertët në Maqedoninë e Veriut.
Si më problematike për zyrtarët e anti-korrupsionit, paraqitet mosveprimi në kohë dhe stërzgjatja e procedurave nga disa institucione edhe pse në bazë të ligjit, institucionet janë të obliguara t’u përgjigjen kërkesave të Komisionit Kundër Korrupsionit. Organizatat joqeveritare, që bëjnë pjesë në kuadër të projektit “Vëzhgimi i suksesit të punës së komisioneve shtetërore për parandalimin e korrupsionit”, po synojnë që të monitorojnë veprimet e institucioneve përkatëse që janë përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.
“Qëllimi i monitorimit tonë ka të bëjë me llogaridhënien e institucioneve ndaj vendimeve që sjellë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përkatësisht synojmë krijimin e një sistemi për përforcimin e mekanizmave kontrollues ndaj veprimeve korruptive”, thekson Misha Popoviq nga Instituti i Demokracisë.
Për shkak të numrit të vogël të punëtorëve, Komisioni për parandalimin e korrupsionit, nuk po arrin që t’i hapë të gjitha rastet që denoncohen në këtë organ, e që, sipas të dhënave të fundit, deri në maj të këtij viti, në këtë institucion janë dorëzuar mbi 500 kallëzime për vepra korruptive.
Edhe në rekomandimet e fundit organizatës GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit), është apostrofuar nevoja për rritjen e financave dhe resurseve njerëzore, për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Ndërkohë, pas një vendimi të marrë nga Qeveria maqedonase, gjatë këtij viti shkollor, të gjithë nxënësit pritet që të mësojnë edhe për luftën kundër korrupsionit.
Në anën tjetër, Naser Miftari, profesor në gjimnazin e përgjithshëm në Shkup, “Zef Lush Marku”, thotë për Radion Evropa e Lirë se grupmoshat më të reja, duhet të inkurajohen që të denoncojnë korrupsionin sepse sipas tij, kështu ata do të kontribuonin në zhvillimin e shtetit. Ai thotë se ligjëratat kundër korrupsionit nuk mjaftojnë dhe ato po bëhen “sa për sy e faqe”, vetëm për t’u përmbushur detyrimet që ka shteti nga Bashkimi Evropian.
“Në mënyrë edukative duhet intervenuar sa më shpejtë për të parandaluar këtë dukuri shumë të dëmshme për zhvillimin e shoqërisë. Kështu që edhe më herët, si punonjës i arsimit kam kërkuar që çfarëdo mase që të ndërmerret, për sa i përket luftës kundër korrupsionit, patjetër duhet filluar me segmentin edukativ”, thotë Miftari.
Ndërkaq, Dançe Danaillovska nga Fondacioni Soros, vlerëson se sektori civil ka një rol të rëndësishëm në krijimin e presionit publik ndaj institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e të cilat nuk reagojnë me kohë.
“Lufta kundër korrupsionit për të duhet të jetë një përpjekje dhe angazhim i përditshëm i të gjitha institucioneve të shtetit. Por, gjithsesi, ky proces duhet të ndiqet me vëmendje nga sektori civil, i cili paraqet një hallkë shumë të rëndësishme me qëllim që të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit”, thotë Danaillovska.
Ndryshe, edhe faktori ndërkombëtar e ka theksuar si problematikë mosveprimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe reagimin e ngathtë të tyre për sa i përket vendimeve të Komisionit për parandalimin e korrupsionit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë