LAJMI I FUNDIT:

Instacube do të lëshohet me 5 prill

Instacube do të lëshohet me 5 prill

Nëse nuk keni dëgjuar për Instacube, kornizën digjitale të fotografive e cila lidhet direkt me llogarinë tuaj në Instagram, atëherë duhet ta dini se ekziston një kornizë e tillë, e cila do të lansohet brenda pak javësh.

Më saktë, pas investimeve në prodhim dhe financimit shtesë është njoftuar se Instacube do të lansohet më 5 prill 2014.

Përveç vendosjes së datës zyrtare të lansimit, zhvilluesit e kornizës kreative gjithashtu kanë njoftuar se në pajisje tani janë shtuar edhe dëgjueset për Instagram video.

Me dëgjueset, zhvilluesit kanë për qëllim që t’i lidhin direkt videot nga Vine, Facebook dhe rrjetet tjera sociale.


A do ta blinit ju një kornizë të Instacube, për ti parë fotot e preferuara nga Instagram në shtëpi?