Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka u ballafaqua me anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku gjatë raportimi foli edhe për hetimet rreth zyrtarëve policorë që u përfshinë në incidentin në oborrin e Kuvendit të Kosovës, derisa presidenti, Hashim Thaçi po mbante konferencë dhe një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje iu ishte drejtuar duke e quajtur “hajn”.
Po ashtu Zuka foli edhe për shumë çështje të tjera brenda IPK-së me ç’ rast njoftoi se brenda këtij viti janë suspenduar 26 zyrtar policorë.
Zuka tha se si IPK me të parë lajmin për rastin e truprojave të presidentit, Thaçi menjëherë ka nisur hetimet.
“Ne si IPK në momentin e parë që e kemi parë që është publikuar në medie në mënyrë të menjëhershme ia kam dërguar drejtorit të hetimeve dhe nga i njëjti kemi kërkuar që të fillojmë dhe t’i ndërmarrë veprimet. Hetuesit tanë pa hezitim dhe shumë shpejt i janë përgjigjur rastit kur ka ndodhur në vendin e ngjarjes, ku ka qenë edhe Prokurorja e rastit, gjegjësisht kryesuesja e Departamentit të Përgjithshëm të Hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Ju e dini që misioni jonë ose hetimet që ne i zhvillojmë në kuadër të autorizimeve që i pranon prej Prokurorit të Shtetit. Në njëfarë forme ne jemi argat në rastin kur ai është në vend të ngjarjes. Ne të gjitha veprimet i kemi ndërmarrë me autorizim të Prokurorit të Shtetit. Atë ditë Prokuroria e Shtetit ka hezituar, ne i kemi ndërmarrë veprimet, mirëpo epilogu është që ne zyrtarët policorë i kemi intervistuar si persona të dyshuar edhe personin tjetër truprojë që është jashtë Policisë së Kosovës edhe ai është i intervistuar si person i dyshuar”, tha ai.
Zuka njoftoi se kanë marrë të gjitha pamjet e incidentit nga kamerat e objektit të Kuvendit të Kosovës dhe janë duke i analizuar ato si IPK.
Lidhur me rastin në fjalë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u interesua të marrë informacione për numrin e personave që janë duke u hetuar. Por me kërkesë të zyrtarëve të IPK-së ato u dhanë pa praninë e mediave, pasi ata vlerësuan se mund të dëmtohet procesi hetimor.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka gjatë raportimi tha se në këtë periudhë gjashtë mujore të këtij viti IPK ka pranuar 637 ankesa. Ndërsa, po në këtë periudhë janë suspenduar 26 pjesëtarë policorë.
“Gjatë kësaj periudhe afër gjashtëmujore IPK ka pranuar 637 ankesa, prej të cilave me dyshim se kanë elemente të veprës penale në Departamentin e hetimeve janë dërguar 265 raste, nga to si raste me numër penal në IKP janë evidentuar 57, kurse në hetim preliminar gjenden 156 raste. Me kallëzime penale janë 14, duke e pasur parasysh është shumë i vogël për shkak të rrethana të krijuara edhe në prokurorin e shtetit, 4 raste janë të dërguara me raste të veçanta. Gjatë kësaj periudhe IPK kanë rekomanduar për drejtorin e Policisë së Kosovës që të suspendojë 26 punonjës së policisë, në kuadër të kompetencave tona IPK e ka një rast, ndërsa hetim paraprak për çështje disiplinore i kemi edhe 4 raste të tjera gjithsej 5”, tha ai.
Ai tha se Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar dhe disa inspektime, të cilat kanë filluar nga fillimi i shkurtit dhe janë ndërprerë për shkak të pandemisë e që tani pas hapjes së fazës të tretë prapë janë rikthyer.
E pas këtyre informacioneve që i dha për rastin e mbrojtjes së afërt të presidentit Thaçi me qytetarin i cili e quajti “hajn”, nisën pyetje e deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë.
Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu derisa u interesua për shumë çështje ajo kërkoi të di edhe për emërimin e për çka tha se a është militant i Lëvizjes Vetëvendosje.
“A është e vërtetë që me kërkesë të ish-ushtruesit të detyrës ka qenë e keni filluar procedurë hetimore për të gjithë drejtorët, nëse po a është kjo procedurë e ligjshme dhe të na tregoni për Komisionin që e keni përcaktuar për të hetuar. Pyetja e tretë është se sa persona janë me aktakuzë ose pjesëtarë me aktakuzë të ngritura i keni kthyer në punë menjëherë pas marrjes së detyrës. A keni caktuar një ushtrues detyre në divizionin për mbështetje teknike të departamentit të Hetimeve me kërkesë të ushtruesit të detyrës të ish-ministrit dhe i njëjti a ka qenë aktivist i Vetëvendosjes”, tha ajo.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës tha se Shpend Terziu në këtë pozitë është emëruar në bazë të performancës së tij dhe se nuk e di a ka qenë ai militant i Lëvizjes Vetëvendosje apo jo.
Ai tha se kjo ka qenë kërkesë edhe e drejtorit të Departamentit për Hetime në IPK, por edhe i ushtruesit të mëhershëm të kësaj pozite.
“Personi konkret që bëhet fjalë Shpend Terziu i cili është punonjës i atij divizioni ka qenë struktura në atë divizion ka qenë e plotësuar me të gjithë zyrtarët policor dhe duke parë parasysh rekomandimin e drejtorit të hetimeve dhe vetë rekomandimin e zyrtarit që ka qenë duke e zëvendësuar e ushtruesit të detyrës së atij divizioni për Shpend Terziun, duke e pasur parasysh paraqitjen e tij, performancën në atë fushë unë e kam marrë atë vendim dhe e kam udhëhequr si ushtrues detyre në atë divizion. Sa i përket bindjeve të tij politike unë nuk e di nuk mund të them as ashtu, as kështu, mund të ketë qenë ndonjë herë”, tha ai.
Musliu tha se është e çuditshme se si ka qëlluar të emërohet Shpend Terziu, i cili sipas saj është edhe shoku i ish-ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Ajo madje prezantoi edhe fotografi.
E këtu reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili tha se nuk duhet të bëhen këso etiketime partiake për një zyrtar të Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Po më vjen mirë që vetëm rastësisht paska qëlluar, sepse ka qëlluar. Është dëshmi që ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosjes. Nëse është zyrtar i Inspektoratit duhet të konsiderohet si i tillë dhe nuk ka nevojë për kurrfarë etiketimi të jepet nëse ju e keni problem që ai ka qenë aktivist dhe e keni problem që është aktivist dhe zyrtar i Inspektoratit ngrini këtë problem…Selimi: A e ke punësuar këtë person…Zuka: Nuk e kam punësuar ai është punësuar në vitin 2015”, u shprehen Musliu dhe Selimi .
Sqarime dha edhe drejtori i Departamentit për Hetime në Inspektoratin Policor të Kosovës, Burim Raçi i cili tha se ai vetë e ka emëruar në atë pozitë Shpend Terziun.
“Shpend Terziun për herë të parë e kam takua në IPK në vitin 2013, kur është pranuar, nuk e di të kaluarën e tij sa i përket asaj çështjeje, mirëpo sa i përket punës dhe profesionalizmit që e bën është plotësisht i qëlluar”, tha Raçi./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës