Inspektorati i Arsimit në Maqedoni, kryesisht i kënaqur me mësimin online

Mësimi online po zbatohet thuajse nga të gjitha shkollat e vendit. Kontrollet ndaj shkollave po bëhen në formë elektronike, përmes pyetësorëve. Ky është vlerësimi I Inspektoratit Shtetëror të Arsimit duke shtuar se detyra e këtij institucioni është të ndjekë punën e shkollave në këtë gjendje të jashtëzakonshme por pa krijuar presion ndaj mësimdhënësve. Nga Inspektorati thanë se vërejtje janë regjistruar vetëm për nxënësit dhe mësimdhënësit që për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike akoma nuk janë përfshirë në mësimin online. Këto të fundit pritet të përfshihen në mësim pas furnizimit më kartë për internet mobil prej 10 GB.
Ndërkohë, mësimi online po zbatohet përmes platformave të ndryshme varësisht zgjedhjes që ka bërë mësimdhënësi. Mësuesja Hatixhe Topalli, nga shkolla fillore “Penko” tashmë tre javë po mban mësim përmes aplikacionit “Zoom”. Thotë se kjo është forma më e mirë për të qenë “sy më sy” me nxënësit.
“Ka në këtë program tabelë ku unë shkruaj në tabelë, kemi slide ku i përgatiti prej përpara, ju jap sqarime direkte. Mirëpo, me Viber nuk u’a kisha preferu arsimtarëve përveç atyre që nuk kanë kushte. Tash secili arsimtarë mjafton që po mundohet ta gjej një zgjidhje që nxënësit të angazhohen me diçka. Mirëpo, me Viber apo me WhatsApp është pak më rëndë sepse mësuesja aty nuk mund të sqaroj direkt, nuk mund të shpjegoj direkt, angazhohen nxënësit ndoshta me ndonjë detyrë, mandej prindërit kanë më tepër probleme, atëherë prindërit duhet të bëhen mësues të nxënësve që tu ju japin sqarime”, deklaroi Hatixhe Topalli, mësuese në sh.f “Penko”
Pavarësisht asaj se nuk janë në klasë të zakonshme, nxënësit e klasës së pestë të mësueses Hatixhe vazhdonin nga ngrenin dorën lartë për ti lexuar detyrat e shtëpisë.
Sipas mësueses Topalli mësimi online ofron edhe mundësi të lehta edhe për vlerësimin e nxënësve.
“Me teste, unë ende nuk kam filluar mirëpo kam vlerësime të cilat aty për momentin I pyes me gojë gjatë shpjegimit, gjatë detyrave matematikore, ju lë hapwsirë, I lexojnë detyrat e shtëpisë. Një nxënës nuk mund të më dështojë për një muaj ose një muaj e gjysmë. Ne jemi ata të cilët në këto ditë të vështira duhet nxënësit ti japim vullnet, mos ti ngarkojmë shumë me teste, me detyra të ndryshme, por të shkojmë në një normale”, tha Hatixhe Topalli, mësuese në sh.f “Penko”.
Nga 25 marsi edhe zyrtarisht nisi të zbatohet E-Klasa ose platforma nacionale e unifikuar për vijimin e procesit edukativ-arsimor “online”. Në faqen elektronike www.eduino.gov.mk tashmë janë vendosur video-leksione nga mësimdhënësit për lëndë dhe klasa të caktuara. Gjithashtu, mësimi do të vazhdojë edhe në distancë, nëpërmjet kanalit të parë dhe të dytë të shërbimit publik./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Njëqind vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, ITSHKSH promovoi pullë postare në nder të tij

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet