LAJMI I FUNDIT:

Insiston PK: Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në Kosovë

Insiston PK: Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në Kosovë

Policia e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme, përmes një komunikate për media thotë se duke u mbështetur në informacionet e verifikuara operative i dyshuari për aktivitete terroriste Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas PK-së, sipas të gjitha informacioneve që posedon Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe informacionet nga partnerët ndërkombëtarë, Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë ende në territorin e zonës së konfliktit Siri apo Irak.

Një sqarim i tillë nga Policia e Kosovës vjen pas deklaratave të medieve ndërkombëtare se Muhaxheri mund të jetë në Kosovë.


Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë” (Video)
Lexo po ashtu Mediat serbe: Lavdrim Muhaxheri “duke pirë kafe në Kosovë” (Video)

Më poshtë ua sjellim sqarimin e plotë të PK-së:

Referuar disa shkrimeve ditëve të fundit nga mediat e ndryshme qofshin ato vendore apo nderkombëtare, veqanërisht spekulimeve nga disa media nga Serbia lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit për terrorizëm Lavdrim Muhaxheri dhe deklarimeve të tyre se i njëjti ( Lavdrim Muhaxheri) me rreth 400 luftëtarë pjesë e organizatës terroriste ISIS është kthyer në Kosovë dhe lëvizë lirshëm, janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze për të krijuar ndjenjë të pasigurisë në opinionin publik.

Policia e Kosovës edhe njëherë shfrytëzon rastin të sqaroj opinionin në mënyrë objektive duke u mbështetur në informacionet e verifikuara operative njofton se; informacionet e tilla të publikuara janë të paverteta dhe sqaron se i dyshuari për aktivitete terroriste Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas të gjitha informacioneve që posedon Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe informacionet nga partnerët ndërkombëtar Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jet ende në territorin e zonës së konfliktit Siri apo Irak.

Duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe rrezikshmërinë nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, Policia e Kosovës tani e disa vite është aktivisht e angazhuar me masat e saj operativo-hetimore për të trajtuar me kohë çdo dyshim të ngritur nga ky fenomen në nivel vendi, rajonal dhe global.

Poashtu është i njohur fakti se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe do të vazhdoj të jet pjesë aktive e këtij koalicioni, gjë për të cilën Policia e Kosovës ka marr edhe lëvdata nga agjencione dhe partnerë ndërkombëtar për efikasitetitn e dëshmuar në luftën kundër ekstermizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Policia e Kosovës duke qmuar shumë lart kontributin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, ofron çdoherë gatishmërinë për të bashkëpunuar në dhënien e informacioneve të verifikuara në kohë reale për interes të publikut për të gjitha qështjet me rëndësi, e veqanërisht ato që ndërlidhen me terrorizmin.(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori