Insigne: Nëse nuk fitojmë kundër Shqipërisë, do të jemi në pozitë të vështirë

Në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, nga kampi italian për ‘Rai Uno’ ka folur Lorenzo Insigne.
Mesfushori italian i Napolit ka thënë se takimi me shqiptarët do të jetë kryesori në grupin B të eliminatoreve për botërorin Rusia 2018.
“Ndaj Shqipërisë nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Ka shumë lojtarë të Shqipërisë në ligën italiane dhe ata na njohin mjaft mirë. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, shkojmë në Spanjë për ta blinduar kualifikimin”.
“Nëse nuk triumfojmë ndaj Shqipërisë, nuk do të jemi të qetë në ndeshjen ndaj Spanjës”, u shpreh Insigne.
Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin Renzo Barbera të Palermos me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































