Disa vjet më parë pati një përpjekje mes Shqipërisë dhe Kosovës për ta regjistruar lahutën si vegël muzikore në UNESCO, si pasuri të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Por, kërkesa nuk u paraqit, sepse Kosova u pengua të bëhej anëtare e UNESCO-s, pasi Serbia regjistroi lahutën si trashëgimi të saj.
My veprim ngjalli shumë pakënaqësi tek shqiptarët.
Për të riinincuar certifikimin e lahutës, okarinës dhe këngëve kreshnike, qendra për zhvillim dhe promovim të kulturës tradicionale “Shkabat”, ka iniciuar një peticion.
Themeluesi i kësaj qendre Sokol Plakolli, gjatë një prononcimi për Ekonomia Online thotë se peticioni është hapur dhe ka filluar të nënshkruhet, ndërsa në vazhdim do të bëhet edhe nënshkrimi i aktit themelues të shoqatës së lahutarëve.
“Në UNESCO nuk mund ta procedojmë ne si individë as si shoqatë. Por, do t’i bëjmë apel Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës që të riinicojnë certifikimin e lahutës e okarinës dhe këngëve kreshnike në UNESCO si një fenomen i cili i takon enkas shqiptarëve në Ballkan”, thotë ai.
Lahutari nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, Jonuz Delaj, thotë se lahuta është e vjetër sa vetë Kelmendi. Thotë se ky instrument muzikor është trashëguar brez pas brezi dhe se i takon popullit shqiptar.
“E vërteta se unë që 10 vjeç i kam ra lahutës dhe e kemi si trashëgimi familjare, sepse gjyshi i babës, baba dhe unë jemi tre breza që i kemi ra lahutës dhe i kemi kënduar”, thotĕ ai. “Kjo është një vegël tradicionale dhe si gjithë popujt e Evropës dhe botës e ruajmë folklorin si pasuri shpirtërore. Lahuta ka vajtuar dhe u ka kënduar trimave”.
Lahuta është një instrument i cili ka një shtrirje paneuropiane. E kanë spanjollët, portugezët, francezët, rumunët dhe ne. Është një emërtim, që vjen prej arabishtes al lahut (për lart).
Fakti që është një instrument me një emër, që ka ardhur prej botës arabike dhe jo nga Lindja drejt Perëndimit, sipas studiuesve do të thotë që është një instrument që i takon një familje të përbashkët. Megjithatë, lahuta shqiptare i ka veçantitë që e bëjnë të dallohet nga të tjerat. /EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kur frikohesh prej lepurit
Libri që më mësoi çfarë është përkthimi

"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

MË FAL BABA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë