Peticioni i nënshkruar nga qytetarët e Mitrovicës për bashkimin e këtij qyteti është një iniciativ e mirë dhe e drejtë. Por, iniciativën nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, analistët e vlerësojnë si një veprim politik.
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri, ka thënë për Telegrafin, se përmes kësaj forme demokratike dëshmohet disponimi i qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës, të cilët dëshirojnë të jetojnë së bashku e jo të ndarë.
Sipas tij, ky peticion i qytetarëve është presion demokratik mbi strukturat politike të brendshme dhe të jashtme.
“Është një e drejtë dhe vullnet përmes një forme demokratike të nxitet ose të dëshmohet disponimi i qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës, që dëshirojnë të jetojnë së bashku e jo të ndarë. Duhet parë sa kanë marr pjesë dhe si është gatishmëria e qytetarëve dhe cka mund të konsiderojnë me këto nënshkrime, dhe se a e përmbush kriterin dhe në veri dhe në jug, nacional, etnik, fetar etj. Por gjithsesi është një vullnet i mirë, dëshirë e mirë, është një formë demokratike dhe presion demokratik mbi strukturat politike të brendshme dhe të jashtme që për fatin e Mitrovicës të vendosin duke bashkuar e jo duke ndarë”, ka thënë ai.
I pyetur se si e vlerëson përgjigjen e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), për mos mbështetjen e këtij peticioni, Tahiri tha se “janë procedura ligjore se si procedohen nënshkrimet e qytetarëve. Ky është peticion demokratik, por jo detyrues”.
“Institucionet punojnë në bazë të ligjeve në fuqi dhe në bazë të Kushtetutës dhe jo në bazë të numrit të nënshkrimeve. Se si do të jenë procedurat dhe a do të ndryshohen, dhe a do të ketë referendum lokal apo të përgjithshëm, do të ketë trajtim në institucionet shtetërore, vendoset në bazë të parametrave ligjorë që janë në fuqi”
Ndërsa, analisti Musa Preteni theksoi se iniciativa e marrë nga Komuna e Mitrovicës për bashkimin e dy komunave në një të vetme është një veprim politik kryekëput popullist.
“Iniciativa e marrë nga komuna e Mitrovicës për bashkimin e dy komunave në një të vetme ka qenë një veprim politik kryekëput popullist, në një kohë kur është hapur tema e kufijve si asnjëherë tjetër nga presidentët e të dyja vendeve. Unë konsideroj që çështjet administrative janë shumë pak të rëndësishme në krahasim me atë se çfarë politika mund të bëjë në bashkimin e të dyja pjesëve të Mitrovicës në kuptimin e vërtetë të fjalës duke filluar që nga lëvizja e lirë e njerëzve dhe bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe social”, tha Preteni, për Telegrafin.
Siç tha ai, përmes kësaj iniciative po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës, duke shfrytëzuar dashurinë dhe nostalgjinë e tyre për qytetin e dikurshëm të bashkuar të Mitrovicës.
Preteni konsideron se hapja e çështjes së kufijve nga vet pala kosovare është e rrezikshme në kohën kur po flitet me të madhe çështja e shkëmbimeve territorial mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe njëherë përmes kësaj iniciative po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës, duke shfrytëzuar dashurinë dhe nostalgjinë e tyre për qytetin e dikurshëm të bashkuar të Mitrovicës. Po ashtu konsideroj që hapja e çështjes së kufijve nga vet pala kosovare është e rrezikshme në kohën kur po flitet me të madhe çështja e shkëmbimeve territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Pra në këtë kuptim nëse veç hapet çështja e bashkimit të Mitrovicës në kontekstin administrativ nxit dhe përforcon edhe kërkesën e Serbisë për ndryshime edhe në komunat tjera në veri që i hap rrugë ndryshimeve fatale për Kosovën”, tha Preteni.
Në ligjin për kufijtë administrativ të komunave përkatësisht neni 3 paragrafi 3.5 shpjegohet se nëse komunat nuk janë të kënaqur me vendimin e kufijve administrativ mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
“Komunat mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk janë të kënaqur me vendimin mbi mosmarrëveshjet mbi kufijtë administrativ të komunës”, thuhet në ligj.
Ndërsa në nenin 8 paragrafi 9.2 shpjegohet se nuk mund të ndryshohen kufijtë administrativ pa konsultimin me qytetarët ose komunat që preken nga ai ndryshim.
“Ligji për kufijtë administrativ të komunave, neni 8 paragrafi 9.2 ‘Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës nuk mund të bëhet para konsultimit me qytetarët në komunat ose pjesët e komunave të prekura nga ndryshimi’ “.
E në nenin 11, shpjegohet se cilat duhet të jenë dokumentet mbështetëse për propozimin e ndryshimit të kufijve.
“Paragrafi 11.1 Propozimet për ndryshime të kufijve administrativ të komunës të çfarëdo lloji duhet të përfshijnë së paku:
1. a) hartën e territorit apo territoreve, kufijtë administrativ të cilave propozohen të ndryshohen, duke specifikuar kufijtë administrativ e rijnë të propozuar;
1. b) arsyetimin për nevojën e ndryshimeve të tilla dhe lehtësimin ose vështirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime të ofruara nga komuna;
1. c) analizën e efekteve të ndryshimit në aspekt të qëndrueshmërisë ekonomike të komunës;
1. d) arsyetimin që ndryshimet janë në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit dhe ndikojnë pozitivisht në ushtrimin e kompetencave të komunave;
1. e) materialet shpjeguese për formën e likuidimit të borxheve apo kredive të kontraktuara nga secila komunë;
1. f) raporti i cili përmban mënyrat e konsultimit me qytetarët, rezultatin pro dhe kundër nga këshillimi me qytetarët; dhe 1. g) dokumentet tjera të krijuara nga autoritetet përkatëse gjatë procesit”.
Ndryshe, peticioni për bashkimin e Mitrovicës me 16.594 nënshkrime nga qytetarët e Mitrovicës është dorëzuar për herë të parë më 16 janar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mirëpo ky peticion i cili më pas u dorëzua nga Kuvendi në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe nga aty në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), nuk e mori mbështetjen e duhur. Më pas kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri të enjten këtë peticion e dorëzoi tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Bahtiri në një prononcim për Telegrafin tha se të njëjtin peticion javën e ardhshme do ta dërgojë edhe tek Grupet Parlamentare (GP), në Kuvendin e Republikës së Kosovës/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje