LAJMI I FUNDIT:

Influencuesi palestinez qëllon me fishekzjarrë dhomën e gjumit të fëmijës, përpara se të arrestohej nga policia gjermane

Influencuesi palestinez qëllon me fishekzjarrë dhomën e gjumit të fëmijës, përpara se të arrestohej nga policia gjermane

Ky është momenti i tmerrshëm kur një influencues palestinez qëlloi me fishekzjarr në drejtim të dhomës së gjumit të një fëmije, përpara se të arrestohej teksa përpiqej të largohej nga vendi.

Pamjet tregojnë Attalah Younes, 24 vjeç, në natën e Vitit të Ri teksa ndezi fishekzjarrë dhe e qëlloi atë në një ndërtesë apartamentesh në periferi të Berlinit, Neukoelln.

Fishekzjarrët u përplasën nga dritarja e mbyllur në katin e tretë dhe shpërtheu brenda, me sa duket dhoma u përfshi nga zjarri.


Askush nuk u lëndua si pasojë e fishekzjarrëve të shpërthyer dhe u dëmtuan vetëm tapeti dhe disa mobile në dhomë, raporton tabloidi gjerman Bild.

Videoja e Younes shkaktoi zemërim në Gjermani pasi më shumë se 10 milionë njerëz shikonin turistin nga Nablus, Bregu Perëndimor, duke luajtur me fishekzjarr.

Younes, i cili flet vetëm arabisht, pretendon se ishte viktimë e sulmeve raciste pasi video u bë virale, transmeton Telegrafi.

Ai u arrestua në aeroportin Berlin-Brandenburg të shtunën, përpara fluturimit të tij në orën 17:55 për në Jordani.

Policia e Berlinit tha në një deklaratë të shtunën: “Një burrë i dyshuar për zjarrvënie të rëndë natën e Vitit të Ri, u arrestua sot nga [policia federale] ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi në aeroportin e Berlinit, pas operacioneve të kërkimit nga policia”.

Nëse Younes shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim me burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori