Rënia e inflacionit ishte më e fortë se sa pritej. Por ekspertët nuk janë tepër optimistë. Në shkurt mbahet takimi i radhës i Bankës Qendrore Evropiane.
Në dhjetor, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 9.2 për qind brenda një viti. Ky ishte vlerësimi fillestar i zyrës së statistikave Eurostat. Norma e inflacionit në nëntor ishte 10.1 për qind, ndërsa në tetor ishte 10,6 për qind. Ekonomistët prisnin një inflacion edhe më të lartë, prej 9.7 për qind.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni është ulur për të dytin muaj me radhë. Pavarësisht rënies, inflacioni edhe më tej është më shumë se katërfishi i objektivit afatmesëm të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), që është dy për qind. Mbikëqyrësit e monedhës e konsiderojnë këtë nivel si të përshtatshëm për ekonominë në komunitetin e 20 vendeve anëtare të Eurozonës.
Çmimet e energjisë nxitën përsëri inflacionin në dhjetor, ndonëse jo aq ndjeshëm. Çmimet e energjisë janë rritur me 25.7 për qind, krahasuar me një vit më parë, ndonëse në nëntor ishin rritur plot 34.9 për qind. Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 13.8 për qind, nga 13.6 për qind në nëntor. Çmimet e mallrave industriale joenergjetike u rritën me 6.4 për qind në dhjetor. Në nëntor, rritja ishte 6.1 për qind. Shërbimet u rritën me 4.4 për qind në dhjetor.
Shefja e BQE-së, Christine Lagarde kohët e fundit sinjalizoi se Banka Qendrore Evropiane do të vazhdojë të rrisë normat e interesit edhe në vitin e ri. Në luftën kundër presionit të lartë të çmimeve, BQE rriti me 0.50 pikë përqindjeje normat bazë të interesit në dhjetor. Kjo ndodhi pas dy rritjeve të larta në shtator dhe tetor me 0.75 pikë përqindjeje.
Mbledhja e radhës e BQE-së për normat e interesit është më 2 shkurt. Banka Qendrore i ka rritur normat e interesit katër herë radhazi brenda vetëm pak muajsh. Norma e depozitave që është vendimtare në tregjet financiare është aktualisht 2 për qind. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lanson kriptomonedhën e tij $Trump
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta