Infermierja nga Peja humb betejën me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se infermierja Shkurte Gecaj ka vdekur pas betejës me COVID-19.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se infermierja Gecaj përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve.
“In memorial Shkurte Gecaj 1957-2020 Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të Infektives Znj.Shkurte Gecaj. Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme ti shërbejë pacientëve. Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve. Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































