LAJMI I FUNDIT:

Infermierët ua dorëzojnë peticionin krerëve të shtetit, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës

Infermierët ua dorëzojnë peticionin krerëve të shtetit, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës

Peticioni me 128 nënshkrime u është dorëzuar sot nga infermierët krerëve të shtetit.

Infermierët po protestojnë duke kërkuar vazhdimin e kontratave të punës.

Përfaqësuesja e infermierëve, Arlinda Mustafa, tha se fillimisht peticioni i është dorëzuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.


Mustafa tha se përveç ShSKUK-së të gjitha institucionet e tjera shtetërore e kanë protokolluar peticionin e tyre. Ajo sqaron se dje është dorëzuar peticioni në ShSKUK dhe sekretari ka kërkuar që të mos dorëzohet përsëri pasi do ta protokollojnë peticionin që është dorëzuar dje.

“Është dorëzu edhe në ShSKUK por sekretari ka thënë i kemi dokumentet që i keni lënë dje dhe se do të protokollohen”, tha Mustafa për KALLXO.com.

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore
Lexo po ashtu Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Ajo thotë se për të enjten në ora 9:00 janë duke planifikuar të protestojnë përsëri përballë Ministrisë së Shëndetësisë, për të njëjtën arsye – vazhdimin e kontratave të punës.

Rrezikuan edhe shëndetin e tyre duke trajtuar pacientët me COVID-19, por rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja klinikave të SHSKUK dhe QKMF, në trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë COVID-19, nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë. E Ministria e Shëndetësisë (MSH) i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori