Nazmi Kelmendi nga Janjeva e Lipjanit është njëri ndër personat e prekur me coronavirus.
Ai për RTV Dukagjinin ka treguar se me 19 mars është konfirmuar pozitiv me COVID-19, përcjell Telegrafi.
“Sa i përket simptomave nuk është se kam pasur diçka të veçantë pos një lodhje pak më shumë se zakonisht”.
Kelmendi thotë se stafi mjekësorë ka qenë shumë i mirë ndërsa kushtet e spitalit nuk kanë qenë as minimale.
Ai thotë se tashmë është në shtëpi dhe ndjehet shumë mirë. Shpreson të lejohet të del nga karantina dhe të udhëtojë për në Gjermani.
“Dua të marrë një vërtetim e të bashkohem me familjen në Gjermani”.
Kelmendi thotë se Kosovë është vend i vogël dhe nuk ka nevojë të bëhet aq shumë panik.
“Duhet të respektohen udhëzimet e stafit mjekësorë dhe mos të bëhet panik”, deklaroi ndër të tjera Nazmi Kelmendi./Telegrafi/