Policia në Kizlyar të Degestanit, ka bërë të kanë gjetur trupin e masakruar të një femre, e cila dyshohet se është vrarë për hakmarrje, pasi i ka infektuar disa partnerë seksual me sëmundjen e sidës.

Trupi i Tangaru Ramazanova, është gjetur i therur 20 herë me thikë, si dhe i qëlluar disa herë në fytyrë me mjet të fortë, transmeton Telegrafi.


HIV 2

Pasi është mbytur brutalisht, viktima është mbështjellë me najlon dhe është lënë në një pjesë me barë afër një lumi.

Pasi i është bërë autopsia, është konfirmuar se 25-vjeçarja vuante nga virusi HIV, i cili është seksualisht i transmetueshëm.

HIV 3

Sipas hetimeve të para, dyshohet se atë e ka vrarë një nga viktimat që ajo i ka infektuar qëllimisht me sëmundjen vdekjeprurëse.

Detektivët kanë kontaktuar me disa nga ish-partnerët e saj, ndërsa po përpiqen që të intervistojnë sa më shumë të jetë e mundur. /Telegrafi/