LAJMI I FUNDIT:

Infektohen banorët e Simnicës së Gostivarit

Infektohen banorët e Simnicës së Gostivarit

Banorët e fshatit Simnicë janë të tmerruar pas ngjarjes së rëndë, kur brenda 48 orëve vdiqën babai dhe i biri ndërsa shumë familjarë të tjerë kërkuan ndihmë me simptoma të infektimit. Shumë banorë të Simnicës sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin për sëmundje infektive në spitalin e Gostivarit ndërsa më pas janë drejtuar për në Klinikën e Shkupit.

”Rastin e fundit se dimë si ta komentojmë, po jemi nga fshati Simnic. Si është gjendja në fshat? Unë kamë ardhur nga mëngjesi jam këtu dhe nuk e dimë si është , analizat i kam bërë mirë më kanë dalë . erdhëm të shohim si është puna mirë më kanë dalë analizat. A ka raste të tjerë të sëmur në Simnic ? Po ka tani i kanë dërguar në Shkup dhe do të shohim”, tha një banor i Simnicës.

Drejtori i spitalit të Gostivarit Ylber Ademi thotë se të gjithë personat nga Simnica që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë dërguar për analiza të mëtutjeshme në Shkup.


”Sipas informatave të shërbimeve të mija nga reparti i Infektologjisë, kuptova se bëhet fjalë për një tragjedi familjarë, ku prej familjes Miftari nga fshati Simnicë I Gostivarit, konkretisht prindi dhe djali janë sot të ndjerë. Shkaku edhe sot e kësaj dite nuk e dimë, e dimë që prindi para disa ditëve ka shkuar në trajtim drejtpërdrejt në Kilinikate Shkupit pa kërkuar ndihme te na, ndërsa dje djali I tij ka ardhur në repartin e Infektologjisë, ka pranuar terapi, mirëpo mjeku derisa e ka vërejt se gjendja e tij përkeqësohet ka vendosur ta dërgoj në Klinikën Infektive në Shkup”, deklaroi Ylber Ademi, drejtor i spitalit Gostivarit.

Reparti për sëmundje infektive në Gostivar ka bërë thirrje që personat që kanë simptoma sic janë: diarrea, temperatura e larta dhe të vjella menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Fshati Simnicë ndodhet 10 kilometra nga qyteti i Gostivarit ndërsa banorët e këtij fshati kryesisht merren me blegtori dhe bujqësi./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori