LAJMI I FUNDIT:

Infeksionet e reja me coronavirus në Gaza ‘po dalin jashtë kontrollit’

Infeksionet e reja me coronavirus në Gaza ‘po dalin jashtë kontrollit’

Nëse numri i rasteve me coronavirus vazhdon të rritet, punëtorët e kujdesit shëndetësor së shpejti do të duhet të zgjedhin se cilin pacient ta trajtojnë së pari.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri në rritje i infeksioneve të coronavirusit në Rripin e Gazës me popullsi të dendur po del jashtë kontrollit, paralajmëruan zyrtarët shëndetësorë palestinezë të hënën.

“Virusi po përhapet dhe situata po del jashtë kontrollit”, tha Dr Ahmad al-Jadba, një zyrtar në Spitalin Shifa.


Ndërkohë Ministria e shëndetësisë dokumentoi një rekord prej 890 rastesh të reja midis të premtes dhe të shtunës.

Siç thuhet më tej, më shumë se 30 për qind e testeve janë kthyer pozitive ditët e fundit, duke treguar që virusi mund të përhapet gjerësisht brenda popullatës përmes rasteve asimptomatike.

“Numri i shtretërve të kujdesit intensiv është shumë i kufizuar, ashtu si edhe ilaçet”, paralajmëron Mahmud Al-Khazindar, drejtor i një spitali privat në Gaza.

“Nëse numri i rasteve rritet, do të duhet të bëhet një zgjedhje midis kujdesit për të moshuarit, të rinjtë dhe pacientët me ndonjë sëmundje tjetër”, paralajmëroi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori