LAJMI I FUNDIT:

Industritë në kaos rreth mungesave të çipave, BE dëshiron të ndërtojë fabrikat e reja

Industritë në kaos rreth mungesave të çipave, BE dëshiron të ndërtojë fabrikat e reja

Sipas një burimi në Bruksel, Komisioneri Evropian dëshiron të bindë një nga prodhuesit kryesorë të çipave për të ndërtuar një fabrikë në BE dhe kështu t’i sigurojë Evropës qasje në teknologjinë më të përparuar të prodhimit.

Mungesa e çipave ka kapur industrinë e automobilave dhe teknologjisë dhe BE dëshiron të rrisë kapacitetin e prodhimit. Komisioneri i BE Thierry Breton po përgatitet të negociojë me prodhuesit globalë, por i ka dhënë fjalën kryesore Bashkimit Evropian.

Breton do të takohet me CEO i Intel Pat Gelsinger në Bruksel të premten e ardhshme dhe do të mbajë një video konferencë të njëjtën ditë me Maria Marced, presidente e degës Evropiane të gjigantit tajvanez TMSC, transmeton Telegrafi.


“Forcimi i autonomisë sonë nuk do të thotë izolim në një botë ku zinxhirët e furnizimit janë gjithashtu globalë. Paralelisht me eksplorimin e mundësive për të rritur kapacitetin evropian … ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura me partnerë ndërkombëtarë – por ne do të kemi fjalën kryesore”, tha Breton.

Sipas një burimi në Bruksel, Komisioneri Evropian dëshiron të bindë një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave për të ndërtuar një fabrikë në BE, duke siguruar kështu Evropën akses në teknologjinë më të përparuar të prodhimit gjatë dekadës së ardhshme.

Udhëheqësi i Intel njoftoi ndërtimin e një fabrike në Evropë si pjesë e një ndryshimi në strategjinë e biznesit që parashikon një rritje të kapacitetit të prodhimit të çipave.

Sidoqoftë Breton ka ‘hedhur një sy’ në TSMC të Tajvanit, pasi ka një reputacion si udhëheqësi i padiskutueshëm në këtë sektor dhe njeh më mirë proceset më të përparuara të prodhimit, thonë burime nga Brukseli.

Analistët paralajmërojnë se një fabrikë e madhe në Evropë mund të provojë të jetë një gabim strategjik sepse ‘Kontinenti i Vjetër’ nuk prodhon telefona inteligjentë ose elektronikë tjetër të konsumit që kërkojnë procesorë më të përparuar. Kjo do të thotë se nuk ka as treg të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

Teknologji
Vlerësohet si telefoni më i shëmtuar: Nothing ka prezantuar Phone (3a) Pro VIDEO

Vlerësohet si telefoni më i shëmtuar: Nothing ka prezantuar Phone (3a) Pro VIDEO

Teknologji
Samsung po sjell telefonin e ri që paloset tre herë

Samsung po sjell telefonin e ri që paloset tre herë

Teknologji
Kalo në kategori