LAJMI I FUNDIT:

India testoi një raketë të aftë për të mbajtur një kokë bërthamore

India testoi një raketë të aftë për të mbajtur një kokë bërthamore

India testoi një raketë të aftë për të mbajtur një kokë bërthamore, me një rreze veprimi prej 5000 kilometrash.

India ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale që mund të mbajë një kokë bërthamore dhe të godasë pothuajse çdo pjesë të Kinës.

Testi i raketës erdhi vetëm disa javë pasi u mësua se Pekini kishte testuar një raketë hipersonike gjatë verës. Kjo është prova e parë e predhës indiane Agni-5, e cila mund të mbajë një kokë bërthamore dhe të godasë objektivat 5000 kilometra larg me saktësi shumë të lartë, pretendon ushtria indiane. Kjo do të thotë se India mund të godasë objektivat pothuajse në çdo pjesë të Kinës.


Raketa përdor tre faza të një motori me lëndë djegëse të ngurtë, që do të thotë se pjesët e raketës hidhen kur u mbarojnë karburanti.

Për t’u konsideruar si një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), raketa duhet të ketë një rreze veprimi prej të paktën 5,550 kilometrash. Politikani indian Ashish Sood ndau një infografik duke sugjeruar se rrezet e raketës mund të jenë edhe më të mëdha.

Testi u krye nga ishulli APJ Abdul Kalam dhe goditi një objektiv në Gjirin e Bengalit, dhe predha u qëllua gjatë natës.

India është në një grup të vogël vendesh që kanë armë bërthamore. Tensionet midis Indisë dhe Kinës në rajonin kufitar malor të Ladakh janë rritur kohët e fundit. Në fillim të këtij viti, Kina tha se katër ushtarët e saj u vranë në përleshjet në kufi, një rrëfim i rrallë nga Pekini. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori