Qeveria indiane planifikon të revokojë vendimin për statusin special dhënë Kashmirit, me qëllim që të mund plotësisht ta integrojë këtë rajon me shumicë myslimane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Amit Shah, ka deklaruar në parlament që qeveria federale do të revokojë nenin 370 që i garanton statusin special Kashmirit, transmeton Telegrafi.


3 5

"E gjithë kushtetuta do të ndryshojë në Jam dhe Kashmir", ka shtuar ai.

E siç raporton agjencia indiane e lajmeve ANI, lideri i partisë MDMK ka deklaruar "gjatë keni luajtur me ndjenjat e njerëzve nga Kashmiri. Jam brengosur kur atje u dërguan trupat. Kashmiri nuk duhet të jetë Kosovë, Timori Lindor apo Sudani Jugor".

1 8

Në anën tjetër presidenti i Indisë, Ram Nat Kovind, ka autorizuar revokimin e statusit special për Kashmirin, dhe se për këtë ka kërkuar që edhe në parlament të dërgohet për votim.

4 3

Kashmiri, që është më shumicë myslimane i banuar, prej kohësh është mollë sherri mes Indisë e Pakistanit, kjo për faktin se të dy këto vende pretendojnë se kanë të drejtën mbi këtë territor. /Telegrafi/