LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kritika të ashpra nga LDK dhe AKR në drejtim të Sveçlës

Incidenti në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kritika të ashpra nga LDK dhe AKR në drejtim të Sveçlës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka dënuar ashpër veprimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili shkuli mikrofonin gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal pas votimit të buxhetit vjetor.

Në RTV Dukagjini, Zogaj e cilësoi incidentin si “të paprecedent” dhe një akt vandalizmi që prishi rrjedhën normale të punimeve të seancës.

Zogaj theksoi se gjatë tre viteve të fundit janë përpjekur të krijojnë një mjedis qytetar dhe demokratik në kuvend, por ngjarja e fundit, sipas tij, është një prishje e rëndë e këtyre përpjekjeve. “Ishte tendencë e qëllimshme për të penguar procesin demokratik dhe për të ndikuar në lirinë e asambleistëve për të votuar sipas vullnetit të tyre të lirë,” tha ai.


Zogaj nënvizoi se ka mënyra të ndryshme të manifestimit të pakënaqësive, si abstenimi apo debatet në foltore, por jo përmes veprimeve të dhunshme që dëmtojnë integritetin e institucioneve lokale.

Gëzim Sveçla i LVV-së demolon pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës
Lexo po ashtu Gëzim Sveçla i LVV-së demolon pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës

Pas incidentit, Gëzim Sveçla është ndaluar nga organet e rendit për 48 orë. Veprimi i tij ka ngjallur reagime edhe nga figura të tjera politike.

Gëzim Mehmeti nga radhët e AKR-së e ka quajtur një “shkelje të rëndë të demokracisë” çdo përpjekje për të ushtruar ndikim partiak në vendimet e Kuvendit Komunal. Në një postim në Facebook, Mehmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe pavarësisë së asambleistëve si përfaqësues të popullit.

“Demokracia është e fortë vetëm kur respektohet vullneti i qytetarëve dhe kur asambleistët punojnë në shërbim të tyre pa presione dhe ndikime partiake,” shkroi Mehmeti.

Ky incident ka hapur debat të gjerë mbi etikën dhe demokracinë në institucionet lokale, duke ngritur pyetje për mekanizmat që garantojnë respektimin e rregullave dhe të drejtave të përfaqësimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori