Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme ditën e enjte në Aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.
Presidenca e Kosovës ka bërë disa sqarime rreth situatës së krijuar në aeroport, duke rikujtuar se kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, bëhet e ditur se telefoni i krerëve të shtetit nuk mund të skanohet pasi që është në pyetje siguria e një shteti.
“Policia e Kosovës ia ka komunikuar paraprakisht zyrtarëve të aeroportit të Shkupit rregullat e aplikueshme në situata të tilla, ata kanë tentuar ta pengojnë fizikisht Presidenten, me ç’rast në përputhje të plotë me protokollet e sigurisë, ka reaguar profesionalisht Policia e Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej, thuhet se nuk është e vërtetë se presidentja nuk ka pranuar ta skanojë çantën e saj të dorës.
“Pra, është gënjeshtër se ajo ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi. Ajo ka pasur një çantë të dorës personale të cilën menjëherë e ka vendosur në skaner, edhe pse sigurimi, sipas praktikave e konventave ndërkombëtare, nuk kishte të drejtë të kërkonte një gjë të tillë. E vetmja gjë që Presidentja nuk ka pranuar ta dorëzojë ka qenë telefoni i saj”.
Tutje, Zyra e presidencës shton se situata në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.
Presidenca ka kërkuar nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës.
Ndryshe, kompania TAV Maqedoni e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit kanë deklaruar se telefoni është kërkuar në mënyrë që t’i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm të sigurisë përmes pajisjes për rreze x.
“Ne i hedhim poshtë kategorikisht pretendimet se punonjësi ynë nga Departamenti i sigurimi u përpoq të merrte telefonin. Telefoni dhe është kërkuar me në mënyrë që t’i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm të sigurisë përmes pajisjes për rreze x. Sipas Dokumentit 30 (Dok.30) të ECAC dhe Programit Kombëtar për siguria e aviacionit civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë me ta në një fluturim komercial, si në këtë për shembull, i nënshtrohen një rishikimi sigurie. Nëse nuk respektojmë këto rregullat, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen e pasagjerit”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas kompanisë TAV, Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike i përjashton nga siguria vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për këtë përjashtime nga Ministria e Brendshme.
Për incidentin në Shkup, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
MPJD thotë se kanë kërkuar menjëherë informata zyrtare për rastin.
“Lidhur me incidentin e djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, u ballafaqua me një trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm duke kërkuar informata zyrtare dhe detaje të rastit nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kosovë”, thuhet në reagim.
Një reagim mbi situatën, e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut theksoi se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë pozitive dhe konstruktive, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm në të gjitha nivelet dhe fushat.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pas një analize të detajuar të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur situata të tilla në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Për incidentin e 1 gushtit kanë reaguar edhe përfaqësues të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë dënuar rastin, ndërkaq zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se ka pasur “keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit është tejkaluar “pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike dhe deri më tani nuk kanë pasur incident të kësaj natyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj – ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës
Linja nënujore e interkonjeksionit Shqipëri-Itali, nënshkruhet marrëveshja në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri