Athina i përgjigjet Ankarasë me një notë të ashpër zyrtare duke dënuar incidentin e djeshëm të shkaktuar nga forcat ushtarake turke.
Në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane, dy avionë ushtarakë turq kanë detyruar helikopterin e kryeministrit Alexis Tsipras, që vizitonte ishullin Agathonisi të Egjeut, të ndryshonte planin e fluturimit, derisa kanë ardhur në ndihmë avionët grekë.
“Duam dialog dhe mirëkuptim, por nëse duhet, do të bëjmë atë që duhet, atë që ndërgjegjja jonë prej vitesh e di, atë që na kanë mësuar të parët tanë që të mbrojmë të drejtën dhe sovranitetin tonë”, ka deklaruar më pas Alexis Tsipras në adresë të Turqisë.
“Duhet të dini se këto veprime pamend nuk kanë ndonjë kuptim. Më kot shpërdoroni kerozinën dhe benzinën është mesazhi që ju çoj”, shtoi kryeministri grek.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes greke, avionët turq kanë kryer ditën e festës kombëtare të Greqisë edhe 47 shkelje të hapësirës greke ajore. Ka të paktën një javë që Turqia e cila ndodhet në prag të zgjedhjeve lokale ka rritur tensionin politik në lidhje me fqinjin e saj, duke vënë në dyshim ZEE në Egje apo Mesdheun Lindor në fjalimet elektorale të ministrave apo të vetë Presidentit Erdogan.
Ky i fundit madje, në një prej fjalimeve të tij ka shprehur dhe dëshirën që të kthejë Shën Sofinë në xhami duke ngjallur reagime jo vetëm në Greqi, por në gjithë komunitetin ortodoks ndërkombëtar.
Qëndrimi i ashpër i Ankarasë është përshkallëzuar, sidomos pas Samitit të lartë trepalësh Greqi-Qipro-Izrael, javën e kaluar, në të cilin mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, një fakt që konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për bashkëpunimin e tre vendeve dhe rolin e tyre për sigurinë dhe zhvillimet në fushën e energjisë në Mesdheun Lindor. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025