Në udhëkryqin në mes të rrugës ''Partizanët'' dhe rrugës ''Parisi'' në Shkup, ka ndodhur një incident me armë, me ç'rast është plagosur një person, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Incidentit i ka paraprirë një ndjekje veturash. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një sulm, ku vetura e të sulmuarit është rrokullisur.


Jozyrtarisht, 24Vesti mëson se është sulmuar D.T nga Gjorçe Petrovi. Ai është plagosur gjatë vozitjes së veturës së tij, prandaj edhe ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur./Telegrafi/

veture