LAJMI I FUNDIT:

Imzot Dodë Gjergji: T’i japim popullit dashurinë, paqen dhe guximin

Imzot Dodë Gjergji: T’i japim popullit dashurinë, paqen dhe guximin

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji është mbajtur Mesha Solemne e Pashkëve.

Ceremonia e Pashkëve filloi me lutjen për paqe dhe dashuri .

Imzot Gjergji në urimin e tij për Pashkë, rikujtoi se kjo ditë është dita e ringjalljes së Krishtit, duke thënë që dëshmia e sotme ka një domethënie të rëndësishme.


“Dëshmia e sotme ka një domethënie të rëndësishme, përballja me varrin e zbrasun…Ti japim popullit pjesën e mirë që iu takon, dashurinë, paqen dhe guximin…Ai i cili nëpërmjet pashkëve na dhuroi të gjithëve jetën e përsosur”, tha ai.

E pranishme në meshë për festën e Pashkëve ishte edhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, si dhe qindra qytetarë.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera, të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezuit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori